11 vite lidhje, këngëtari i “Produkt 28” plane për të zgjeruar familjen

Alban Kondi, vëllai kantautor i artistit të ndjerë Floran Kondi ka bërë një postim të bukur në Instagram, ku feston bashkë me familjen që ka krijuar në 11 vitet e lidhjes së finalizuar me martesë me bashkëshorten, Eneida Zalli. “Unë dhe ti ia filluam si sot para 11 viteve. Atëherë ishim dy, sot jemi tre, nesër….Ti je pjesa më bukur e ditëve të mia.Të dua Eneida Zalli1”, shkruan ai poshtë fotos ku pozojnë me djalin e tyre. Anëtari i grupit “Produkt 28”, vendosi ta trashëgojë emrin e vëllait të ndjerë tek i biri, duke e pagëzuar me emrin Floran./Story.al/