5 vite pas birësimit të djalit, Fjodora Fjora rrëfen jetën e nënës së përkushtuar

Prej 5 vitesh ajo është nëna e një djali, Alteos, i cili i ka zbukuruar edhe më shumë ditët e Fjodora Fjorës, gazetares e cila herë pas here ka qenë në qendër të mediave edhe për jetën e saj personale. Birësimi i Alteos nga gazetarja televizive ka bërë shumë bujë në media asokohe, dhe është cilësuar si një shembull për t’u ndjekur. E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Fjodora rrëfeu më tepër rreth marrëdhënies me djalin dhe sfidat e prindërimit. “Vitet kanë kaluar shumë shpejt. Ai tani është rritur, i artikulon bukur fjalët dhe diskuton. Ende është në kopësht sepse unë kisha dëshirë që ai të jetonte fëmijërinë sepse shkolla aty është. Alteo është inteligjent dhe unë kam menduar ta çoj 6 vjeç në parashkollor, ishte një vendim aty për aty”, u shpreh ajo sipas Iconstyle. Ajo dëshiron që kur Alteo të shkojë në shkollë të ndihet më i përgatitur, pavarësisht se ai di të lexojë që tani. “Do të vijë edhe shkolla dhe orët e gjata të mësimit, ta shijojë edhe pak fëmijërinë”, tha gazetarja. Për Fjodorën është një fill i hollë ai që ndan edukatën me tekat, prandaj si një mama gjatë këtyre 5 viteve ajo i ka besuar instiktit, duke u treguar herë tolerante e herë e rreptë me të birin.