My STORY

Afërdita Dreshaj rrëfehet si ‘Zonja Kindl’: “Pse nuk me erdhën në dasmë miqtë e mi të famshëm”

source link Një histori dashurie e nisur me një shikim krejt rastësor në një restorant sushi në Michigan, është kurorëzuar me një superdasmë në Miami. Është ende diell në tarracën e “1 Hotel South Beach”, kur të ftuarit e kuruar në detaje si në një dasmë fisnikësh, i afrohen vendeve pranë altarit. Një arredim minimalist ku mbizotërojnë dy ngjyra: e bardha e orkideve dhe e gjelbra e gjetheve, përthyhej prej alegrisë së dasmorëve që trokisnin gotat hareshëm. Ajo e veshur me të bardha, e ai me kostum të zi, sillnim një kombinim mes tradicionales e modernes, që nga veshja deri tek dasma. Dhëndri i kujton nuses kur e pa për herë të parë. Javët që kërkonte numrin e saj, ditët kur i shkruante një adrese false në ‘Facebook’  duke pretenduar se po i shkruante asaj, natën kur i gjeti ‘Twitter’-in dhe të gjitha herët që i bënte ‘retweet’ se vetëm kështu, ajo një ditë do e kuptonte se dikush po bënte çmos të fliste me të. Kanë kaluar vite, nga ajo drekë, kur Afërdita pa që një adresë ‘verified’ i shpërndante ‘tweet’-et e saj. Prej asaj dite, u bënë të pandashëm, edhe pse jeta e tyre kalohet në avionë mes qiejve. Në të parën intervistë si ‘Zonja Kindl’, Afërdita Dreshaj rrëfen ekskluzivisht për revista Who dashurinë e saj, fejesën, dasmën milionëshe, unazën me diamant dhe surprizën e bashkëshortit për pushime në St. Lucia.

watch Afërdita, vetëm pak ditë më parë kurorëzove në martesë dashurinë tënde me hokejistin çek Jakub Kindl… Përpara se të flasim për dasmën gjerë e gjatë, duam të dimë se si nisi historia juaj?

Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam. Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në ‘Facebook’, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në ‘Twitter’ dhe të më bënte ‘retweet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retweet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në ‘Twitter’ e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.

go to link Kjo është arsyeja pse menuja e ‘pre wedding’ ishte aziatike?

(Qesh) Jo, faktikisht nuk ishte kjo arsyeja pse zgjodhëm atë menu, por unë dhe Jakub e dashurojmë pafund ushqimin në restorant ‘Komodo’ në Miami ndaj dhe vendosëm që ‘pre wedding’ ta bënim atje.

Screenshot_2018-07-07-19-49-19-1

Dasma jote është më e veçanta që kemi parë. Duke nisur nga festa e beqarisë, e deri tek mbrëmja e madhe… Sa kohë e ke menduar?

Si fillim duhet të tregoj se unë asnjëherë nuk kam qenë tipi i dasmave. Asnjëherë në jetë nuk e kam menduar veten time si nuse dhe nuk e kam pasur ëndërr fustanin e bardhë, si shumica e vajzave. Nga momenti kur Jakub më propozoi për martesë, nisëm të mendonim për mundësitë se kur do ta bënim dasmën. E kishim të qartë që do ta bënim në verë, por nuk e dinim nëse këtë vit, apo tjetrin. Në fund vendosëm ta bënim këtë verë, sepse do të shkonte shumë gjatë. Që prej asaj kohe, për gjashtë muaj me radhë kam filluar të hulumtoj çdo detaj. Kam marrë dy planifikues dasmash, që më kanë ndihmuar shumë dhe ia kanë dalë të realizojnë atë çfarë kisha unë në kokë.

Një festë e çmendur beqarie që zgjati disa ditë, në vendin e çmendurive – Las Vegas… U more vetë me organizimin?

Festën e beqarisë e ka organizuar të gjithën Jehona, ajo e ka zgjedhur vendin, ajo ka folur me shoqet e mia më të ngushta që të mos mungonte asnjëra… Jemi argëtuar pafund, kanë qenë vërtet ditë të paharrueshme.

Pse një dasmë në Miami? Pse jo në Çeki, Mal të Zi, ose Shqipëri?

E menduam gjatë bashkë me Jakub se ku do ta bënim dasmën. Njëherë menduam ta bënim në Pragë, pastaj vendosëm përfundimisht në Miami, sepse donim të kishim detin pranë dhe zgjodhëm Amerikën, pasi aty u njohëm dhe vetëm atë mund të bëhej realitet dasma që ëndërronim.

Screenshot_2018-07-07-19-49-27-1

Shumë nga komentuesit në rrjet, ju kanë cilësuar si ‘Barbie & Ken’, sepse dukeshit vërtet si personazhe përrallash. Kush u kujdes për dukjen tuaj?

Po, e kam parë që na cilësojnë kështu si ‘Barbie & Ken’, ndoshta sepse të dy jemi biondë. Faktikisht Jakub ka dhe sytë blu, unë jo për fat të keq dhe pse ka qenë gjithmonë ëndrra ime (qesh), po shyqyr që ka lente. Për dukjen time kanë ardhur nga shumë larg, njerëz të cilëve u besoj. Për ‘make up’-in është kujdesur Vjosa Metaj Cena, të cilën dua ta falenderoj shumë, sepse në jetën time nuk e kam ndjerë veten më të bukur. Për flokët janë kujdesur Altin Nebihu dhe Lidia Shkreli, që i falenderoj gjithashtu shumë. Ndërsa për fustanin kam punuar me një atelie të njohur në fustanet e nusërisë dhe Jakub po ashtu e ka pasur të porositur kostumin e tij.

Një fustan i personalizuar nga koka te këmbët. Sa prova ke bërë dhe ishte zgjedhja jote apo u besove stilistëve?

Ky ishte problemi dhe dilema më e madhe, fustani i nuses. Duke qenë se unë kam bërë reklama të fustaneve të ndryshme, në shumë firma të njohura dhe asnjëherë në jetën time nuk kam thënë: “Kështu do ta kem fustanin kur të martohem”, zgjedhja ishte shumë e vështirë. Siç thashë edhe më lart nuk kam qenë asnjëherë njeriu i dasmave, jam një njeri spontan. Kur erdhi koha të dizajnoja fustanin tim, arrita në momentin më të vështirë të të gjithë përgatitjeve. Vendosa të bëja dy, një për ceremoninë dhe një për darkën. Fustani i parë që kam veshur është realizuar nga dizajnerja Ines Di Santo, e cila e ka bërë fustanin direkt për mua nga koka tek këmbët dhe të dyja ishim në një mendje sa i takon modelit, menduam të bënim një fustan romantik, të bukur dhe të përjetshëm.

Ndërsa fustani i dytë është bërë nga një stilist nga Izraeli, atë e doja sa më të lirshëm që të kërceja gjithë natën dhe ta shijoja dasmën time. Gjithçka shkoi perfekt, sepse fustani i parë ishte për ceremoninë, fotografitë, hyrjen në sallë dhe pastaj për festën vesha të dytin.

Screenshot_2018-07-07-19-49-58-1

Na e trego pak diamantin, sa karat është ai, sa kushton?

Diamantin e ka zgjedhur Jakub dhe unë nuk kam ditur asgjë. Ishte 100% surprizë dhe çdo gjë ishte si në ëndërr. Diamanti është mbi 5 karat, e di që ka shpenzuar shumë, por nuk dua të përmend shifra. Po ju them vetëm që paguaj një siguracion të majmë për të.

Të bësh një dasmë në Miami do të thotë të shpenzosh shumë para… I keni bërë llogaritë? Sa keni harxhuar?

Të bësh një dasmë në Miami do të thotë të shpenzosh shumë dhe ti e thua këtë, sepse e pe vetë gjithçka. Mjafton të llogarisësh vetëm orkidetë në sallë, të gjitha natyrale dhe do të arrish në përfundimin që ka qenë një dasmë shumë e kushtueshme. Por dasma bëhet vetëm një herë në jetë dhe do të mbetet gjithmonë, si kujtimi më i bukur i dashurisë sonë, në të cilën kishim pranë të gjithë njerëzit që donim.

Screenshot_2018-07-07-19-49-55-1

Dy ditë pas dasmës për ty erdhi surprizë muaji i mjaltit, në një prej destinacioneve më të bukura të botës St. Lucia… Gjithmonë kështu të surprizon ai?

Muajin e mjaltit e kishim diskutuar disa herë, por meqë Jakub është sportist profesionist i duhet që në një pjesë të mirë të kohës të ndjekë seanca stërvitore. E vetmja periudhë pushimi për të është nga muaji maj në korrik dhe në kushtet kur duhej të përgatiteshim për dasmën, nuk mund të shkonim me pushime. E kishim diskutuar që pas dasmës atij do t’i duhej të shkonte në Tampa për dy javë stërvitje dhe për këtë arsye nuk do të mund të bënim një muaj mjalti. Nuk u mërzita fare me thënë të drejtën, sepse jetesa në Miami është pak a shumë si një muaj mjalti, çdo ditë. Kështu nuk e menduam fare. Por e gjithë kjo kishte qenë një rreng nga Kubi për të më surprizuar. Një ditë pas dasmës u mblodhëm me të gjithë miqtë e afërm dhe familjen duke diskutuar për dasmën dhe duke bërë plazh në Miami. E vetmja që mungonte ishte Jehona, për të cilën më thonin se është në gjumë ngaqë është lodhur. Në të vërtet, atë e kishte dërguar Jakub që të bënte valixhen time gati. Kur unë shkova më vonë në dhomë, vura re se disa gjëra nuk ishin aty dhe Kubi më thotë: “Qetësohu, sepse duhet të jenë bërë rrëmujë gjatë dasmës dhe i shohim nesër”. Kur zgjohem të nesërmen më thotë kemi për të bërë një udhëtim. Unë i them nuk kam bërë asgjë gati, më thotë mos u shqetëso sepse i ka bërë Jehona për ty, është surprizë. Unë futëm në taksi dhe i them ‘po pse me taksi do të shkojmë’, – ‘po’, – më thotë me taksi. Shkojmë në aeroport dhe kur mbërrijmë atje me tregon se kishte rezervuar si surprizë për ne një javë në St.Lucia. Ishte komplet surprizë dhe ishte gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Kur mbërritëm këtu, pamë mrekullinë me sy. As fotot nuk mund ta tregojnë se sa bukur është këtu.

Kur e kuptove që Kubi ishte mashkulli me të cilin doje të kaloje jetën?

Jakub është një person shumë i veçantë. Njerëzit që e njohin Jakub e dinë shumë mirë se çfarë zemre ka dhe se sa i kuptueshëm e i qetë është si njeri. Në fakt, kur jam njohur me Jakub ka qenë koha më e ngarkuar e jetës sime, isha plot me udhëtime në Europë, Amerikë për shkak të angazhimeve të modelingut dhe këngëve në Shqipëri, si dhe një kontrate tjetër që kisha atje. Nuk rrija shumë në Amerikë, vetëm takoja familjen dhe udhëtoja sërish. Kur takova Jakub i thashë: “uau është koha më e keqe për mua, kjo kur jemi takuar”. Ia kam bërë të qartë që nuk po kërkoja një lidhje dhe ai gjithnjë më thoshte: “Pse nuk je pozitive, por mendon gjithë kohës që nuk do të  funksionojë”. Pas gjashtë muajsh histori, unë e dija që Kubi ishte njeriu me të cilin doja të kaloja jetën time, sepse ai ta bën gjithçka shumë të lehtë.

Screenshot_2018-07-07-19-49-44-1

Si i ke marrëdhëniet me familjen e tij? Po ai me tënden?

Marrëdhëniet me familjet respektive i kemi fantastike. Jakub vjen nga një familje jo aq e madhe sa e imja. Ai e ka humbur të ëmën kur ka qenë shumë i vogël dhe me mamin tim është shumë i lidhur. Mami im e do çmendurisht, ajo thotë gjithnjë: “kam edhe një çun tjetër, çunin e dytë pas Arbërit”. Familjarët e Kubit janë të mrekullueshëm, ka një vëlla, edhe ai është sportist. Është më i vogël se Jakub dhe kemi marrëdhënie shumë të mira.

Cili ishte momenti më emocionues në dasmë?

Në fakt kishte shumë momente emocionuese në dasmë, edhe pse unë e mendoja që dasma duhet të ishte pa lotë, por në momentin që mami më shoqëroi në altar drejt Jakub, në vend të babit, nuk i përmbajta dot lotët. Unë nuk e kam babin, Jakub nuk ka mamin dhe ishte vërtet emocionuese kur u përmendën ata të dy, që do të ishin shumë të lumtur nëse do ta jetonin atë çast, si çdo prind mendoj.

A pati ndonjë traditë shqiptare në dasmë?

Kishim muzikë shqip, normalisht kemi kërcyer shumë. Përpos kësaj nuk besoj se kishim ndonjë traditë tjetër shqiptare.

Dasma e një personazhi publik, në të cilën shohim pak të famshëm… Pse kjo zgjedhje?

Në fakt unë kam ftuar shumë personazhe publike, por ata që ishin pranë meje erdhën nga shumë larg. Nuk e di pse, ftesën ua kam dërguar disa prej miqve të mi, ndoshta sepse Kosova dhe Shqipëria janë shumë larg me Miamin dhe nuk kishin mundësi të vinin.

Çfarë do ndodhë tani me ty, do vazhdosh me muzikën?

Tani kam shumë kohë të lirë, kështu që do të merrem pak me veten time. Do të vazhdoj më muzikën, me këngët, sepse këtë vit jam larguar pak për shkak të gjitha angazhimeve që kisha me jetën private. Sigurisht që do të merrem me veten, karrierën dhe do të mundohem të jem pak më afër Kosovës dhe Shqipërisë.

Screenshot_2018-07-07-19-49-33-1

Ku do të jetojë çifti i ri?

Çifti i ri do të jetojë në të gjitha anët e botës. Për shkak të punës së Jakub ne do të jemi në udhëtim, varet se ku do ta nënshkruajë ai kontratën këtë sezon. Këtë gjë po e shijojmë shumë meqë jemi vetëm ne të dy dhe nuk e kemi fare problem që të jetojmë me një valixhe dhe të shkojmë nga një shtet në tjetrin dhe të bëjmë një jetë të lumtur.

A do ta sjellësh Kubin në Shqipëri?

Jakub ka dashur të vijë në Shqipëri shumë herë, por gjatë kohës që ai ka pushim mundohet që të shkojë të takojë familjen e vet në Çeki dhe të bëjmë pushimin tonë, ndaj nuk na mbetet shumë kohë që të vijmë në Shqipëri. Jakub do të vijë në Shqipëri, në Kosovë dhe Mal të Zi, ku kam lindur unë, shpresoj së shpejti, sapo ai të gjejë pak pushim.

Keni menduar ju për ditën kur do të bëheni prindër?

Nuk e kemi menduar akoma. Çdo gjë në jetën tonë vjen spontanisht dhe pa e menduar, ashtu siç ka ardhur takimi ynë, lidhja, fejesa jonë, po ashtu dhe dasma. Edhe këtë gjë do ia lëmë çastit edhe Zotit, por për momentin do të mundohemi të shijojmë të dy dashurinë tonë dhe jetën tonë të re si burrë dhe grua, që e kemi filluar vetëm disa ditë më parë.

Screenshot_2018-07-07-19-49-38-1