Aktori që la nam në tapetin të kuq: Doja të thyeja normat si burri me fustan

Billi-Porter-2

Ndarja e çmimeve Oscar është një ndër eventet më të ndjekura në mbarë botën. Një rëndësi të madhe ka edhe Tapeti i Kuq. Përtej të veshurave më bukur apo më keq, ka qenë pikërisht Billy Porter që u paraqit në Tapetin e Kuq me një fustan. Pjesa e sipërme ishte e konceptuar si një xhaketë dhe këmishë, ndërsa pjesa e poshtme ishte një fustan tipik ballosh. I pyetur rreth kësaj zgjedhjeje të guximshme, ai ka thënë” ”Doja diçka të jashtëzakonshme që të thyenim normat. Unë nuk jam drag queen, por jam thjesht një burrë me fustan.”/Lapsi.al