Aktori më seksi i Turqisë po bëhet baba

Aktori me seksi i Turqisë, i cili i dha jetë rolit të Kemajlit në serialin “Kara Sevda” Burak Özçivit, vitin e kaluar u martua me aktoren, Fahriye Evcen. Lajmi se çifti i njohur janë në pritje të fëmijës së parë ka bërë bujë para disa muajve, por çifti asnjëherë reaguan sa i përket këtij lajmi. Ndërkohë mediat turke çdo ditë e më shumë po shkruajnë se Fahriye është në muajin e tretë të shtatzënisë. Madje, edhe në emisionin “Soylemezsem Olmaz” në Turqi u raportua se Fahriye është në pritjen e saj më të ëmbël. Sipas tyre Evcen është larguar prej projekteve televizive, gjithashtu ka larguar të gjithë parfumet nga shtëpia e saj, shkruan rtv21.tv.