Aktorja e “Diamante dhe dashuri” e fiksuar pas kunatit, si e përndjek Omerin në jetën e tij

Megjithëse kanë kaluar tre vite që prej përfundimit të serialit të suksesshëm “Diamante dhe Dashuri”, Bestemsu Ozdemir nuk ka arritur ta harrojë kolegun në serial, Engin Akyurek. Gazeta “Takvim” raporton se 26-vjeçarja e cila ka luajtur rolin e Niluferit në serial, motrës së Elifit, është dashuruar me Engin Akyurek (Omer), i cili luante rolin e të dashurit të Elifit. Sipas gazetës turke, Bestemsu Ozdemir i është rikthyer fiksimit të saj pasi i dha fund lidhjes 8-mujore me aktorin Can Yaman në dhjetor të vitit 2017, citohet nga TV Klan.al. Tashmë ajo raportohet se po përpiqet me mish e me shpirt ta joshë Engin Akyurekun, të cilin po e ndjek hap pas hapi në lëvizjet e tij. Sipas burimeve të afërta me modelen dhe aktoren turke, ajo po provon çdo rrugë për të takuar Omerin, madje duke përfshirë në lojë edhe miqtë e përbashkët. “Më thoni ambientet në të cilat shkon Engin”, raportohet t’u ketë kërkuar ajo miqve të përbashkët. 36-vjeçari Engin Akyurek nuk dihet nëse ka dikë në jetën e tij. Pak kohë më parë ai dhe aktorja Cansu Dere (Zeynep e Serialit “Nënë”), mohuan lajmet për një lidhje mes tyre.