Alban Dudushi në një rrëfim ndryshe: “Si lashë shkollën dhe punoja në ndërtim”

Alban Dudushi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘Pop Culture’. Në një intervistë të gjatë, moderatori ka zbuluar shumë detaje në lidhje me jetën private dhe karrierën. Si rrallëherë ai ka folur edhe për rininë e tij dhe ka treguar se ka punuar që në moshën 16-vjeçare. Albani ka rrëfyer se ishte në vitin e dytë në gjimnaz dhe për shkak të një debati me një mësuese kishte lënë shkollën. Për të kuptuar gabimin dhe rëndësinë e shkollës, i ati e kishte futur në punë në ndërtim. Më tej Albani ka folur edhe për jetën familjare, kujdesin e madh që tregon si baba i një vajze dhe një djali, Kroi Art. Me anë të një videomesazhi, partnerja e tij, Bieta Sulo ka thënë se ai është aq i kujdesshëm sa kalon në “maniakllëk”, shkruan Who. Gjithashtu ajo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e Albanit, Xhoelin, sepse ruan disa sekrete të saj që atij nuk do ia tregonte kurrë.