Alban Ramosaj flet për ankthin që e mundon herë pas here

Poshtë pyetjes së një fansi që ishte: “A ke ankth”, këngëtari Alban Ramosaj u përgjigj: “Po kam herë pas here. Është e rëndësishme për ta kuptuar se nuk është asgjë më tepër se një reaksion që ndodh në trurin tuaj dhe asgjë s’do t’ju ndodhë!”, sqaroi ai. Albani së fundmi ka publikuar këngën e tij të re me titull “Ike”, klipi i së cilës u xhirua në Itali, sipas Prive. Tani për tani, artisti po punon në projekte të reja të cilat pritet të lansohen muajve në vazhdim.