Albërie Hadërgjonaj & Çiljeta Xhilaga pendohen për operacionet në hundë: “Gabim rinie”

Albërie Hadërgjonaj dhe Çiljeta Xhilaga kanë shprehur së fundi publikisht pendesën e tyre për ndërhyrjet estetike që kanë bërë në hundë, duke e cilësuar një gabim rinie.E ftuar në studion e “Rudina” në ”Tv Klan”, Hadërgjonaj foli për operacionet plastike teksa me humor tha se ka zgjatur hundën si pinoku. Këngëtarja tregoi se është pro ndërhyrjeve, por sugjeroi të zgjidhen me kujdes mjekët të cilët i kryejnë ato. “Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket. Për të bërë ndërhyrje duhet të shkojmë tek mjekë që janë të specializuar, që e dinë se çfarë i shkon portretit tënd. Por tani kanë dalë shumë gjëra që të mund të ruhesh pak nga plakja. Mua më vjen keq për ata që duan t’i bëjnë dhe s’kanë mundësi t’i bëjnë. Unë i bëj se më pëlqen. Është gabim, hunda ime duhet të ishte ashtu siç ka qenë, por nuk është keq tani, i kam bërë ndërhyrje të tjera në Amerikë, e kam mbushur pak. Ndërhyrjen e parë e kam bërë në Shqipëri. Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur të ndërhyjë në fytyrë”, tha Hadërgjonaj. Ndërsa Çiljeta Xhilaga duke kujtuar kohën e plot 16 viteve më parë në “Ishte koha për dashuri” me një postim në Instagram, nuk nguroi t’i përggigjej një komentueseje, e cila kapi një detaj ndryshe, pikërisht hundën. “Mirë e ke pasur hundën, ç’pate që e operove?”shkruante ajo. Ndërsa vetë bukuroshja e ekranit i ka kthyer përgjigje duke lënë të kuptohet se është penduar edhe vetë për këtë gjë. Ajo ka theksuar se ka qenë veprim i pa menduar.