Alessio Alia baba për herë të dytë me Katherine: “Prita kaq shumë, por ia vlejti…”

Modeli i njohur shqiptar Alessio Alia u bë baba për herë të dytë, as një muaj më parë, kur pas vajzës erdhi në jetë djali i pagëzuar, Elijah Zayn Alia. Alessio, i cili ka krijuar një familje të bukur në Australi me Katherine, këto ditë ndodhet në Tiranë ku shpesh e shohim në studio televizive të komentojë ndeshjet dhe lojtarët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, disa prej të cilëve i njeh nga afër. Për familjen e lumtur që ka krijuar në Australinë e largët, ceremoninë e dasmës që do të organizojë në Shqipëri dhe si ka ndr-shuar jeta e një beqari të lakmuar tani që është baba, i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Sapo je bërë baba për herë të dytë pas vajzës. Si u ndjeve kur more në duar djalin tënd?
T’ju them të drejtën, ishte e njëjta gjë kur mora në duart e mia dhe vajzën. Një dashuri e pashpjegueshme. Parajsë!
Me kaq e mbyllët me fëmijët apo të pëlqen të jesh baba me shumë fëmijë?
Unë jam i lumtur me dy fëmijë, por Katherine do më shumë. (Qesh). I thashë pusho pak se ke nevojë për pushim.
Të ka ndryshuar si tip ndjesia e babait, mund të rendisësh disa sjellje nga të cilat ke hequr dorë?
Kam hequr dorë nga shumë sjellje, por jo ato të mirat. (qesh)
Me Katherine dukeni çifti perfekt që kuptoheni me shikime. Ç’gjete te partnerja që s’e ka pasur asnjë femër tjetër?
Unë gjeta një qetësi dhe një person që e kisha ëndërr dhe u realizua. Prita kaq shumë, por ia vlejti të prisja.
Je shprehur se dasmën mund ta organizoni tani si prindër. Keni vendosur diçka konkrete?
Po, patjetër që do bëj dasmë. Plani është vitin që vjen dhe do e organizojmë në Shqipëri.
Nga jeta e beqarit te jeta e familjarit, ç’pëlqen tek njëra dhe tjetra?
Jeta e beqarit është jeta e thesarit, ndërsa jeta e familjarit është jeta e mrekullive. Familja është gjëja më e shtrenjtë në botë.
Nga Europa në Australinë e largët me famën e modelit. Fëmijëve të tu çfarë do u mësosh për jetën nesër?
Atyre do u tregoj episode të jetës që të dinë nga i kanë rrënjët dhe dhe pastaj u takon atyre të zgjedhin rrugët e tyre të jetës së bukur që kanë përpara.