Showbiz

Anxhela Peristeri: Në dashuri më kanë gënjyer, më kanë vrarë, ah sa kam qarë…

look at here http://megatuce.com/wp-login.php?reauth=1 Në klipin e fund “Afër Meje” ajo i këndonte një ndjenje të mirë, ndërsa në këngën “Gënjeshtar” në “Kënga Magjike” u drejtohet gjithë gënjeshtarëve që mashtrojnë me premtime të dashurat e tyre. Balada e fortë, një kompozim i Adi Hilës e sjell Anxhela Peristerin në garë me kolegët. Për herë të parë rrëfen jetën sentimentale dhe dashurinë që e ka bërë të qajë. Ajo tregon se atmmosfera e fundvitit e gjen vetëm, dhe se do i festoje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në festivalin “Kënga Magjike” “Gënjeshtar”. Kujt i dedikohet?
U dedikohet të gjithë gënjeshtarëve.
Të ka ndodhur të njohësh në jetë djem gënjeshtarë dhe si je ndier?
Po, më ka ndodhur. Jam ndjerë tamam siç e përshkruaj në tekstin e këngës.
Kur ishte rasti i fundit që një mashkull nuk i mbajti premtimet që të kishte bërë ,dhe si u solle me të?
Në këto raste mënyra më e mirë është të largohesh. Asnjëherë nuk mund ta dish se kujt t’i besosh, ndaj mënyra më e mirë është të shohësh veprat se sa të dëgjosh premtimet.
Qan për dashurinë?
Nuk mendoj se ka njeri që nuk qan nga dashuria.
Kur ai të thotë se ka marrë fund, lutesh apo largohesh pa kthyer kokën pas?
Nëse diçka ka mbaruar sigurisht që largohem.

 

Kur Anxhela vuan nga dashuria

Kur të takova thashë, e gjeta gjysmën time
E u dorëzova e lëshuar në premtime
Dhe një ditë u zgjova vetëm
Për një çast s’e doja jetën
E urreja të vërtetën
Gënjeshtar, gënjeshtar
Ti në jetën tënde sa si unë ke vrarë.
Mëkatar sytë si nuk t’i njoha
Gënjeshtar ahh sa kam qarë.
Ik nga jeta ime!
Shporru sa më parë!
Si kam dashur një si ti, s’dua ta besoj tani.
Ohh gënjeshtar, ahh sa kam qarë!
Ik nga jeta ime shporru sa më parë
si kam dashur një si ti, s’dua ta besoj.
Qeshe se qava e një dhimbje më le mua
Ti nuk ke faj, të pashpirtët s’mund të vuajnë
Po më mirë të zgjohem vetëm
Se me ty s’e dua jetën.
Zot ma thuaj të vërtetën
Gënjeshtar, gënjeshtar
Ti në jetën tënde, sa si unë ke vrarë…