Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet me flokë të shkurtra, fansat e krahasojnë me Madonën

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj njihet për eksperimentet e saj me modelet dhe ngjyrat e flokëve. Në qoftë se disa kohë më parë u shfaq me flokë të gjata dhe bionde, këtë herë Anxhelina i ka prerë flokët shkurt dhe është shfaqur me ondet e saj natyrale në ngjyrë lajthi, shkruan Who. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila e ka postuar foton në rrjetet sociale , ndërkohë që fansat e kanë pëlqyer pamjen e saj, madje e kanë krahasuar me Madonën shumë vite më parë.