Atentati në Bllok/ Kush është i fejuari i Elvana Gjatës i shpallur në kërkim

Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Ndërkohë mësohet se Ervin Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh. Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur. Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri& muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./Panorama