My STORY

Bashkëshorti i Vaçe Zelës rrëfen momentet kur u dashurua me të: Më tërhoqi me intelektin e saj

buy strattera where can you buy topamax Nëse do të ishte ende mes nesh, Vaçe Zela do të festonte ditëlindjen e saj të 80-të në datën 7 prill. Për këtë arsye, dita e djeshme në ‘Soiree’ ishte dedikuar totalisht këngëtares, ku të ftuar ishin miqtë dhe të afërmit e saj për ta kujtuar.

Vace-Zela-2

Sigurisht, nuk mungonte dhe bashkëshorti i saj, Pjetër Rodiqi, i cili kujtoi momentet e para të lidhjes së tyre, si ishin njohur dhe si ishin dashuruar. “Unë kam kryer shërbimin ushtatak në Lushnje dhe kënaqësia e vetme ishin ato shëtitjet që bënim dhe në të njëjtën kohë qendra e vetme ishte Shtëpia e Kulturës.

Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte. Unë e kam njohur duke luajtur bilardo, kur edhe sot e kësaj dite nuk mbaj mend të kem luajtur ndonjëherë bilardo”, është shprehur Pjetri. Ai vazhdoi duke thënë: “Aty nisi ndjenja jonë. Shiko, Vaçja sa ç’qe këngëtare e mirë, aq ishte dhe e zgjuar.

Vace-Zela-1

Ishte inteligjente me plot kuptimin e fjalës. Sa e madhe dhe e zgjuar. Më tërhoqi me intelektin e saj. Ne ishim të rinj në atë kohë dhe kishim interes në letërsi, poezi, e kështu gjërash. Me kalimin e viteve, lidhja e tyre rritej, ashtu si dhe fama e Vaçe Zelës. Pjetër Rodiqi zbuloi se për të ka qenë bezdi të quhej ‘bashkëshorti i Vaçe Zelës’, ndërsa tani e mban këtë ‘titull’ me krenari. “Sa e madhe dhe aq e thjeshtë”, tha në fund Rodiqi, dedikuar bashkëshortes së tij./revistawho.com