Beatrix Ramosaj me unazë diamanti në gisht: “Nuk më intereson dashuria, më jep një…”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, pasi i dha fund lidhjes së saj të dashurisë është treguar diskrete për jetën e saj private.
Beatrix duket se e pëlqen një unazë diamanti pavarësisht dashurisë. “Nuk më intereson dashuria, më jep një unazë diamanti”, ka shkruar këngëtarja poshtë videos së postuar në “Instastory”, ku në gishtin e saj shihet një unazë që shkëlqen. Kujtojmë që pas ndarjes nga i dashuri, Beatrix u rebelua në një farë mënyre me klipin “Pa ndjenjë”, ku shfaqej në skena erotike me baleririn Kris Dalipi.