Berat Behramaj lojra seksuale në plazh: “Ia kam ndaluar vetes të bëj jetë nate e të pi alkool sepse…”

Berat Behramaj është modeli i njohur nga Mitrovia që tërhoqi vëmendjen para disa vitesh në klipin me titull “Hajde më knej” të Dafina Zeqirit. I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt si volejbollist shtatlartë që është, ai ra në sy për lojën hot me Dafinën, duke realizuar skena të nxehta. Ndërkohë, ai është një nga djemtë më të ndjekur në Instagram për fotot e bukura që poston, ku bën përshtypje për linjat perfekte. Këtë verë ai ka realizuar një set fotosh të nxehta me modelen Dete Sahiti, ndërkohë zbulon regjimin dhe çfarë I ndalon vetes për të pasur trup perfekt

Shohim që ke realizuar disa foto shumë provokuese me modelen Dete Sahiti, ku pozoni ndërsa bëni lojra seksuale. Me ç’qëllim e realizuar këtë set?
Fotot i bëmë thjesht për qejf, duke menduar të ekspozojmë trupat në plazh.
Bie në sy për fizikun e skalitur, cili është regjimi që duhet të ndjekin djemtë për të pasur trupin tënd?
Mund të përmend disa pika kryesore në mbajtjen e trupit tim. Orari i gjumit të jetë i rregullt, disiplinë në palestër, dietë strikte, përkushtimi ndaj trupit 100%, vullneti dhe dëshira për të pasur një trup të bukur.
Përmend dietë strike, po çfarë ushqimesh konsumon?
Konsumoj 5 vakte. Vezë, peshk, mish i kuq dhe i bardhë, oriz, patate, perime dhe fruta. Konsumoj ujë, dhe lëngje pa sheqer. Alkooli është i ndaluar.
Po jetë nate bën?
Kur dal nuk konsumoj fare alkool, edhe pse kohët e fundit dal shumë pak sepse jeta e natës të shkatërron. Të prish orarin duke qëndruar natën zgjuar e duke fjetur ditën./Story.al