“Besi dhe Xhensila pësojnë aksident të rëndë”: Reagon humoristi

Lajmet e rreme janë rikthyer në një shqetësim real në median shqiptare. Portalet fiktive që në tentim për klikime shpërndajnë informacione të rrejshme janë përhapur me të mëdha. Një prej raportimeve të fundit ka qenë një aksident i Besit dhe Xhensilës, i cili fatmirësisht nuk ka ndodhur ndonjëherë. Shqetësimet nga familjarët dhe fansat që kanë parë lajmin kanë shtyrë Besin të reagojë në rrjete sociale, shkruan Prive. Përmes një postimi, ai shprehet: ‘Fake news. Gjithçka ka nje limit, deri këtu jo, nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë, dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjaret duke lexu këto idiotësira që përhapen pa filtra”, përfundon statusin Kallaku.