Blendi Fevziu zbulon intimitete: ”Nuk ka qenë bashkëshortja dashuria ime e parë”

Në çdo dalje të tij televizive jashtë studios së “Opinion”, Blendi Fevziu krijon një kimi speciale me publikun falë mënyrës sesi i rrëfen përvojat e tij. I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Blendi ka folur për pasionin e tij për zhytjen por edhe për një detaj mjaft interesant siç është dashuria e parë, e cila mesa duket nuk ka qenë bashkëshortja e tij. “Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend”, ka treguar me sinqeritet gazetari. Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante, që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet, sipas Who. “Kam udhëtuar në 102 vende të botës. Kam mbresa të pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”, ka thënë Fevziu.