Bleona Qereti “i vë zjarrin” Instagramit, pozon me të brendshme të kuqe

Bleona-2

Bleona Qereti është një nga këngëtaret që ka bërë më shumë bujë në skenat shqiptare. Që në fillimet e saj ajo është njohur si një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it. Tashmë Bleona është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka nisur karrierën e saj si këngëtare. Pas librit të saj autobiografik, këngëtarja ka paralajmëruar një projekt tjetër. Në profilin e saj në “Instagram”, Bleona ka publikuar një fotografi ku bashkëngjitur me foton shkruan se shumë shpejt do të vijë kënga e saj e re, shkruan Panorama Plus. “Moster, out soon, stay tuned”, shkruan këngëtarja në foton ku ajo shfaqet e veshur vetëm me veshje intime të kuqe dhe tejet sensuale.