Brenda vilës luksoze të Zaimina Vasjarit, këngëtarja shpalos shijet e arkitektes

Zaimina Vasjari është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar, e cila gjithmonë ka dalluar për jetën e saj luksoze. Rreth 6 muaj më parë këngëtarja solli në jetë vajzën Khloe nga historia e dashurisë me biznesmenin, Klodian. Së fundmi,Zai ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla ku shfaqet së bashku me të bijën në supervilën luksoze. Ambientit e shtëpisë janë mbresëlënëse duke filluar nga ndërtesa, pishina dhe gjelbërimi, shkruan Who. Duket se punimet e shtëpisë kanë përfunduar dhe Zaimina së bashku me familjen është zhvendosur për të shijuar privatësinë e tyre në këtë shtëpi që çdokush do e kishte zili. Me këtë rast Zaimina na shpalos shijet e arkitektes, në mënyrën si ka kombinuar çdo detaj.