My STORY

Cardi B flet ndan eksperiencën e saj: Ja ç’bëj si nënë e divorcuar me meshkujt që më ngacmojnë

http://nutriglee.com/?author=13 http://theatlanticcenter.com/page/4/ Dy vite më parë, kur Cardi B pushtoi botën me hitin e saj “Bodak Yelloë” pas një të shkuare si striptiste me një sjellje aspak etike, pakkush do të kishte menduar se suksesi i saj do të ishte i tillë sa që të pushtonte edhe kopertinat e revistave prestigjioze të modës. Por ja ku jemi sot, me reperen në kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar”, ku Cardi ka dhënë një intervistë që të thuash interesante, është pak. Siç shkruan gazetarja Vanessa Grigoriadis, e cila ka intervistuar reperen për “Harper’s Bazaar”, Cardi-t duket se nuk i ka rënë fama në kokë dhe një dëshmi e vogël për këtë, është fakti që intervista në fjalë është zhvilluar në një sallon thonjsh në Bronx, i njëjti ku reperja bënte thonjtë edhe kur ishte fare trokë nga paratë.

Cardi-B-2

Vetë estetistja e saj nuk do ta kishte besuar që pas një suksesi të tillë ajo do të rikthehej në sallon, dhe madje i kishte thënë: “Ti do të më harrosh!” Por artistja duket se i ka pasur gjërat e qarta në kokë lidhur me kush ishte ajo dhe nga vinte, duke iu përgjigjur: “Kurrë!” Përgjatë intervistës, temë bisede nuk kishte si të mos ishte marrëdhënia e saj e paqëndrueshme me bashkëshortin dhe babanë e vajzës së saj, reperin Offset. Pak muaj më parë, në media u përfol se çifti ishte në krizë për shkak se Offset e kishte tradhtuar reperen disa herë, gjë që vetë Cardi e pohoi pak kohë më pas duke bërë publike ndarjen e tyre në rrjetet sociale.

Cardi-B-3

Megjithatë, siç është dyshuar së fundmi, Cardi dhe Offset nuk janë “ekzaktësisht” të ndarë, pasi vetë gazetarja Grigoriadis kishte pikasur një foto të reperit në celularin e Cardi-t dhe kur e pyeti nëse ata po riktheheshin së bashku, reperja u përgjigj: “Nuk ma merr mendja… Kush e di?! Askush nuk e di, nuk e kupton dot!” Ajo më tej shpjegoi se me gjithë këmbënguljen e Offset, ajo kishte refuzuar të shkonte në terapi në çift pasi sipas saj, nuk do të kishte terapist që do ta bënte të ndryshonte mendje. Sigurisht që me një ndarje kaq publike, ngacmimet e meshkujve të tjerë janë të pashmangshme dhe Cardi nuk heziton të flasë për këtë duke dhënë ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, një këshillë me vlerë për nënat e divorcuara, por edhe për meshkujt që i ngacmojnë, shkruan Iconstyle. “Them me vete: ‘Vëlla, përse tenton të më gjuash tani? Je i çuditshëm! Nëse mendon se do të të hidhem përsipër menjëherë pas një martese, do të thotë se ti mendon që jam një zuskë. Dhe unë nuk jam e tillë.’ Unë duhet të jap një shembull për time bijë!” shprehet reperja, ndërkohë që estetistja që po kujdesej për thonjtë e saj e ngacmon duke i thënë se është ende “me të vjetrën”.

Cardi-B-4

“Jenny, vetëm sepse unë dal publikisht në mënyrë seksuale, nuk do të thotë se duhet të k*rvëroj! Më pëlqen të bëj seks, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëj me këdo. Jo se i gjykoj femrat që duan të bëjnë seks me gjithë botën…”- shton reperja në intervistën për “Harper’s Bazaar” dhe pjesërisht, për estetisten e saj të preferuar në Bronx.

Cardi-B-1