Chris Brown ndjek këto femra të njohura shqiptare në “Instagram”

Pak kohë më parë, u komentua gjatë lajmi se reperi i famshëm, Chris Brown, ndjek në rrjetin social “Instagram” modelen e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli. Ditën e sotme u përhap menjëherë lajmi se Chris ndjek edhe reperen shqiptare, Rina Balaj.

Chris-Brown-2

Por teksa bën një kërkim në profilin e tij në “Instagram”, vihet re se ish-i dashur i Rihanna-s, paska një fiksim me vajzat e njohura shqiptare. Teksa kërkon në listën që Chris Broën ndjek në “Instagram”, shohim edhe disa profilet e disa prej këngëtareve apo modeleve shqiptare.

Këngëtaret Elvana Gjata, Nora Istrefi, Era Istrefi, Samanta Karavella, Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Baby G dhe Rina Balaj, janë në listën që ndjek në “Instagram” këngëtari me famë botërore. Gjithashtu janë edhe modelet e njohura shqiptare si, Adrola Dushi dhe Arbenita Ismajli./Panorama Plus