Çifti më i ri i “showbiz-it”, këngëtari i njohur konfirmon lidhjen

Dita e djeshme duket se ka qenë ajo që po prisnin disa çifte të rinj për të konfirmuar marrëdhëniet e tyre. Në ditën e të dashuruarve disa personazhe të njohur zgjodhën që të prezantonin me publikun partnerët e tyre të rinj. Këtë gjë ka bërë edhe dyshja e njohur e këngëtarëve Charlie Puth dhe Charlotte Lawrence.

Charlie-Puth-2

Ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale foto ku shfaqen mjaft të dashuruar pranë njëri-tjetrit. Lajmet për një lidhje të mundshme mes tyre kanë qarkulluar që në Javën e Modës në New York, megjithatë ata u përpoqën që të mos binin në sy, shkruan Who. Nuk dihet se sa kohë ata kanë bashkë, megjithatë pritet që t’i zbulojnë në ditët në vazhdim.

Charlie-Puth-1