Ç’po ndodh me “Babastars”? Skivi prish raportet me djemtë e grupit

Duket se djemtë e grupit “Babastars” nuk i kanë punët shumë mirë mes tyre.

E kjo vërehet edhe në rrjetet sociale, ku duket se Visar Shala, i njohur si Skivi nuk është duke i ndjekur më dy anëtarë të grupit. Bëhet fjalë për Majk dhe Cozman, të cilët nuk janë duke e ndjekur Skivin më në Instagram, e po ashtu as ata Skivin, shkruan Gazeta Express. Skivi ka qenë pjesë e Babastars thuajse nga fillimi, kur atëherë ishte ende pjesë e grupit ‘Skillz’ me Ledrin. Ndërsa Majk dhe Onat kanë hyrë si TDS, e më pas edhe Cozman. Kohët e fundit po qarkullojnë fjalët se Skivi mund të dalë nga grupi, e ndoshta kjo tregon fillimin e ndarjes.