Dafina Zeqiri me çizme super të shtrenjta në klipin e ri, çmimi

Këto ditë pritet të publikohet kënga e re e Dafina Zeqirit. Sipas të gjitha gjasave, projekti mban titullin ‘Kurgjo nuk kallxojna’ pasi ky ka qenë përshkrimi më i shpeshtë që ka bërë këngëtarja nëpër fotografi. Sidoqoftë, ajo që ka rënë në sy në disa skena të cilat Dafina i ka publikuar, janë çizmet e saj të markës Fendi, shkruan Prive. Ato kushtojnë 1.290 euro. Ky është projekti i radhës i artistes pas bashkëpunimit me Lumi B, i cili ishte një mega-hit i verës.