Dalin detajet/ Gardisti që vrau gruan nuk donte që bashkëshortja të punonte

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi. “BalkanWeb” raporton se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë. Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Gard-2

Gardisti që vrau bashkëshorten, besimtar mysliman, gruaja e mbuluar me shami

Detaje te reja per ngjarjen e rende qe tronditi që në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqytetin, kur 44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi, 36 vjeçare. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta. Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë besimtarë myslimanë. Në një postim kjo e fundit shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.

Gard-1

NJOFTIMI I POLICISË

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”/Marrw nga Ballkanweb