Dashuri e re për Justin Bieber, fundjavë flirtuese me modelen

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dukeshin të pandarë këtë fundjavë në Miami. Tre vite pas publikimit të romancës midis tyre në 2015, 24-vjeçari dhe 21-vjeçarja kalojnë një fundjavë flirtuese në Florida. Bieber dhe Baldwin gjithashtu vizituan konferencën e kishës VOUS të shtunën dhe të dielën.
“Sapo mbërritën në Miami, të dy nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri për asnjë sekondë,” tregon një burim për E! News.
Fotot e publikuara shfaqin Bieber dhe Baldwin duke festuar deri në orët e vona të natës e më pas duke u larguar për në hotelin e Bieber në të njëjtën makinë.
Këngëtari dhe modelja kanë deklaruar se janë single dhe thjesht po përpiqen të forcojnë shoqërinë e tyre duke kaluar një fundjavë ndryshe, shkruan Top Channel.