Dasma e vitit/ Priyanka Chopra & Nick Jonas sollën magji me ceremoninë e tyre

Nick Jonas dhe aktorja e famshme indiane Priyanka Chopra, janë martuar dy ditë më parë dhe imazhet e para nga dasma tashmë janë publike. Fillimisht ata zunë vend në kopertinën e “People” ndërsa më pas, edhe në Instagramin e tyre u publikuan imazhe nga ceremonia magjike. 26 vjeçari këngëtar dhe aktorja 36 vjeçare, e kanë cilësuar këtë si ditën më të lumtur të jetës, ndërsa çifti ka bërë dy dasma, një sipas traditës perëndimore për hatër të Jonas, dhe një sipas traditës indiane për hir të familjes së Chopras, shkruan Prive. “Emocionet ishin shumë të forta gjatë ceremonive, sidomos për dasmën perëndimore. Tërë jetën e kam pritur atë moment dhe nuk e kisha imagjinuar që do ishte aq perfekt. Ishte tejet emocionues”, ka thënë Jonas për martesën me Chopran.