Dasma sekrete e Mohamed Salah, si dukej dhëndër futbollisti që lë pas Ronaldon dhe Messin

Mohamed Salah pa dyshim është lojtari më i komentuar ditët e fundit në mediat botërore. Futbollisti me famë i Egjiptit ka arritur që të shënojë plot 43 gola deri tani me skuadrën e tij Liverpool, shkruan Gazeta Blic. Por përveç golave në fushën e lojës, bie në sy fakti që në jetën reale ai nuk ekspozohet fare, pasi preferon të bëjë një jetë shumë të fshehtë. Mohamed Salah u martua me vajzën e quajtur Maggi në vitin 2013, por dasma e tij nuk bëri jehonë të madhe një zgjedhje kjo e sportistit 25 vjeçar. “Story.al” ju sjell momementet nga ceremonia e celebrimit pesë vite më parë. Nga kjo martesë erdhi në jetë një vit më vonë vajza e tyre Mekka. E bija mban këtë emër në shenjë respekti për qytetin Islam, ndërsa ka lindur në Spitalin Westminster në jug-perëndim të Londrës. Salah për momentin është lojtari që ka shënuar më se shumti gola në këtë sezon futbollistik, duke lënë pas edhe Ronaldon dhe Messin. /Story.al/