Dasmë për t’u mbajtur mend, çifti që u celebrua me shpërthimin e vullkanit në sfond

Çdokush dëshiron që të ketë dasmën dhe klipin perfekt, duke realizuar foto nga vende të mrekullueshme, apo të kenë në sfond diçka tepër të rrallë. E një çift në Filipine ka rezultuar të ketë shumë fat, pasi në ditën që ata kishin planifikuar edhe dasmën ka pasur shpërthim të vullkanit Mayon. E kjo mundësi e rrallë nuk duhej humbur, sepse një fenomen i tillë natyror nuk përsëritet shpesh. Ndërkohë shumica e njerëzve do të ishin larguar me shpejtësi nga paniku, falë distancës së sigurt, çifti Arlo Dela Cruz dhe Maica Nicerio-Dela Cruzka vendosën që ta shfrytëzojë këtë mundësi duke pozuar si para një mrekullie natyrore. Fotot e tyre kanë bërë xhiron e internetit në fare pak kohë.