Dasmë VIP në qershor/ Jona Spahiu dhe biznesmeni shpërndajnë ftesat

Disa javë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja e njohur Jona Spahiu është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të martohet. Verën e kaluar ajo dhe biznesmeni Frenkli Ymeri bënë publike lidhjen e tyre, që deri atëherë e kishin mbajtur larg syrit të publikut.Burime pranë tyre konfirmuan lajmin e shtatzënisë së saj dhe treguan se çifti do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tyre në qershor të këtij viti në një prej hoteleve të njohura të Tiranës.Së fundmi, Jona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa detaje të dasmës së saj dhe Frenklit, sipas Xing. al. Siç e shohim në foto, moderatorja i ka gati ftesat e dasmës, të cilat janë në ngjyrë të zezë dhe mbi to dallohen të shkruara dy shkronjat e para të emrave të çiftit.