Del Piero i jep fund martesës, ndahet nga bashkëshortja pas dy dekadash

Një krizë e thelle e shkaktuar nga keqkuptime të vazhdueshme duket se ka qenë shkaku i fundit të dashurisë mes Alessandro Del Piero dhe Sonia Amoruso. Çifti nuk është shfaqur më në publik prej disa kohësh dhe sipas revistës Chi, të së mërkurës 13 qershor, divergjencat mes bashkëshortit dhe gruas nuk kanë mundur të kapërcehen, shkruan Opinion.al.
Familja jeton në Los Angeles, por kur vijnë në Itali ai shkon në Milano, ajo në Torino. Pas 19 vitesh dhe tre fëmijë së bashku, Alex dhe Sonia nuk kanë mundur dot të kapërcejnë këtë krizë.
Ish-kampioni i Juventusit, pasi ka jetuar në Australi dhe në Indi, është transferuar me familjen në Los Angeles. Asnjë foto e çiftit nuk ekziston në eventet mondane dhe asnjë foto në rrjetet sociale së bashku.