Detaje të tjera rreth arrestimit të këngëtarit shqiptar në Itali, si e trafikonte kokainën nga Hollanda

ITALI- Policia italiane shkatërroi sot një bandë shqiptaro-arabe të cilët merreshin me trafik kokaine nga Holanda në Itali. Operacioni u zhvillua në zonën e Emilia Romanjas dhe Toskanës dhe u arrestuan 22 persona mes të cilëve edhe 10 shqiptarë. Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është këngëtari i njohur shqiptar Dëfrim Dervishi i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian sipas Ballkanweb.
Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda. Grupi kriminal kishte shtrirje në disa zona të Italisë, përkatësisht në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia.