Devis Xherahu magnet për miss-et, si u bë çift disa herë brenda një nate

Këngëtari i njohur Devis Xherahu deputoi në spektaklin e “Miss Globe 2018” në Amfitetarin e Tiranës, ku garën e 50 vajzave më të bukura nga vende të ndryshme të botës e fitoi Miss Kina, Yo Yizhou. Por artisti pas mbylljes së show-t u pa i rrethuar nga miss-et e botës si; Miss Brazili, Miss Turqia, Miss Italia, Miss Kolumbia, Miss Australia, etj me të cilat bëri disa selfie çift në natën e spektaklit, pas shpalljes së fitueses. Mesa duket Xherahu është magnet për miss-et, duke qenë se prej vitesh ai është në një lidhje të konsoliduar me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdani./Story.al