Disa aborte gjatë jetës, Pink rrëfen historinë personale

Këngëtarja amerikane Pink ka treguar se në moshën 17-të vjeçare kishte pasur një abort dhe pas këtij aborti, edhe disa të tjerë. Madje ajo ka publikuar edhe një këngë që lidhet me këtë pjesë të jetës së saj e cila thotë: “Që kur isha 17-të vjeçare, gjithmonë e kam urryer trupin tim dhe më duket sikur trupi im më urren mua”. Ndërsa revista USA Today e ka pyetur këngëtaren për kuptimin e këtyre vargjeve, dhe ajo ka qenë shumë e hapur me përgjigjen e saj, shkruan Prive.

“Arsyeja pse e kam thënë këtë është se gjithmonë e kam pasur këtë trup sikur të një djali, shumë të fortë dhe atletik, mirëpo në moshën 17 vjeçare kam pasur një abort. Dhe doja shumë ta mbaja atë fëmijë. Por kur kjo i ndodh një gruaje apo një vajze të re, ndjehesh sikur trupi yt të urren dhe sikur trupi yt është i thyer. Kam pasur disa aborte që atëherë. Nuk më vjen turp të shkruaj dhe të flas për ato që kam ndjerë”, ka deklaruar Pink.