Ditë e shënuar për Olta Gixharin, aktorja nis kapitull të ri në jetën e saj


Aktorja e njohur dhe një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, Olta Gixhari I ka befasuar ndekësit me një postim, ku shfaqet e veshur me të badha dhe me tullumbacet inaguruese të “Century 21. Gate”, biznesi i saj i ri me qendër në qytetin e Durrrësit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, artistja jep lajmin se jeta e saj po hyn në një kapitull të ri, atë të biznesit. “8/7/2018. Sot në këte datë të shënuar po hap portën që më çon drejt një kapitulli te ri të jetës sime, kjo është hyrja drejt një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm @century21gate. Pjesë e familjes më të madhe në real estate . I have 21 reasons why I choose @century21albania, always 21 with this family.” përfundon statusi i aktores simpatike, e cila e hap këtë biznes në qytetin bregdetar, ku dhe është rritur. Sa i përket teatrit, Oltën e pamë së fundi në shfaqjen “ Vetëvrasësi”, që u vu në skenën teatrore të Korçës. /Story.al/