Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos sulmohet nga hajdutët

Djali i këngëtarit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula, është sulmuar mbrëmë nga disa të rinj në një park afër shtëpisë së tij. Përmes disa fotografive të publikuara në Instastory, ai bëri me dije se personat kishin tentuar t’ia merrnin telefonin (iPhone). “Gati sa nuk u grabita nga dy djem pothuajse të moshës time në një park 5 minuta larg shtëpisë. Disa njerëz duhet të marrin jetën e tyre në dorë në vend që të përpiqen të vjedhin iPhonet e njerëzve”, ka shkruar 24-vjeçari në Instagram, shkruan Prive. Anthony i cili është djali i vetëm i Pirros dhe Invës, jeton në Paris të Francës.