Dua Lipa krah yjeve botërorë, natë argëtuese me JLo dhe të dashurin e saj

Këngëtarja nga Kosova tashmë me famë botërore, Dua Lipa është takuar me disa prej artisteve më me famë në botë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lipa, e cila po qëndron në Las Vegas, është fotografuar me Jennifer Lopez dhe të dashurin e saj Alex Rodriguez, Jessica Alba, Sofia Vergara, e Becky G. Një takim të tillë përmes fotografisë e ka ndarë në rrjetet sociale, ylli amerikan Jessica Alba. Ndërsa JLo në përshkrimin e fotos shkruante se po kalonte natë argëtuese me këto vajza të bukura.