Dy shqiptarë në Eurovizion, do të bëjme tifo për Ermal Metën apo Eugent Bushpepën?

Kantautori shqiptar Ermal Meta dhe këngëtari italian Fabrizio Moro fituan mbrëmë (e shtunë) kupën e festivalit italian të muzikës “Sanremo”, duke u shpallur fitues.”Non mi avete fatto niente” është kënga që dy kantautorët sollën në këtë edicion të “Sanremos”, teksti itë cilës është një mesazh për paqe, pas sulmit në Mançester, në koncertin e këngëtares me famë botërore Ariana Grande. Pavarësisht polemikave se kënga e Metës dhe Moros ishte e njëjtë me një këngë të prezantuar në “Sanremo Giovane 2016”, ajo jo vetëm qëndroi në garë, por triumfoi duke fituar zemrat e publikut dhe të jurisë së Festivalit.”Non mi avete fatto niente” e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, do të përfaqësojë Italinë në “Eurovizion”, në garën europiane, ku Shqipëria përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. Kështu shqiptarët do e kenë të vështirë për cilin nga dy djemtë shumë interesantë të muzikës do të bëjne tifo.