E famshme, por vuante nga depresioni/ Ja ç’shkruante Marilyn Monroe nga dhoma e spitalit psikiatrik

Ende sot Marilyn Monroe konsiderohet si mit, duke qenë se është parë si modeli i bukurisë ideale dhe joshjes. Por përtej buzëqeshjes së saj perfekte dhe natyrës së gëzuar që transmetonte me imazhet e saj, shumë pak e dinë se ajo vuante nga depresioni, sëmundje që e shtyu që t’i hynte drogës. Gjatë një prej qëndrimeve të saj në klinikë rehabilitimi ajo shkroi një letër të gjatë 5 faqe, që u shit për 50 mijë dollarë më vonë. Në letrën në fjalë shkruhej se do të çmendej nëse qëndronte mbyllur në klinikën psikiatrike ndërsa kërkonte ndihmë. Pasi shkroi letrën u transferua në një spital tjetër, por kjo nuk ndryshoi asgjë në shëndetin e saj mendor. Ajo ishte një grua inteligjente dhe e talentuar, por ishte në depresion shumicën e kohës. Në letër ajo përshkruan mendimet dhe ndjesitë e saj, letër që ia dorëzoi mësuesit të aktrimit bashkë me testamentin.

Pjesë nga letra e Marilyn Monroe
“Nuk kanë empati në spitalin psikiatrik. Nuk kishte empati në spitalin Payne-Whitney, pati efekt shumë negativ. Më mbyllën në një “qeli”, dua të them në një bllok betoni. Kjo është dhoma ku mbyllin pacientët, të cilët janë shumë rëndë. Unë ndjehesha sikur më kishin burgosur, për një krim që nuk e kisha bërë. U ula mbi shtrat, duke menduar se çfarë mund të bëja në këtë situatë nëse do të më kërkonin të aktroja papritur. Më thanë se, rrota e lyer me vaj është ajo që zbret më shpejt, dhe më duhet ta pranoj që rashë shumë shpejt. Gjithsesi ideja më erdhi nga filmi “Goja jote djeg”. Rrëmbeva një karrige dhe theva një xham. Mu desh që të gjuaja shumë herë për ta thyer, pas kësaj një copë e fsheja nën dorën time dhe po prisja. Sigurisht që ata nuk prisnin që unë ta bëja diçka të tillë, dua të them nuk do ta dëmtoja kurrë veten me copën e xhamit. Jam aktore.”