Eddie Murphy baba për herë të dhjetë, njihuni me fëmijët e tij

Eddie Murphy bëhet baba për herë të 10-të dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ta duartrokasim. Aktori 57-vjeçar dhe nusja e tij, Paige Butcher, 39 vjeçe, mirëpritën djalin të pagëzuar me emrin Max Charles Murphy, më 30 nëntor, sipas një deklarate nga publicisti i aktorit. Fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruhet në njoftimin zyrtar, sipas IconStyle. Emri i mesit Max-it iu vendos në nder të vëllait më të madh të Murphy-y, komedianit Charlie Murphy, i cili vdiq nga leukemia vitin e kaluar.

Murphy dhe modelja australiane Butcher nisën lidhjen në vitin 2012. Max është fëmija i tyre i dytë, pas vajzës Izzy Oona Murphy, 2 vjeçe. Fëmija më i madh i Murphy është 29-vjeçari Eric, ndërkohë që ju mund të shihni në foto të gjithë fëmijët e tij.