Egla Harxhi: Bashkëjetesa ime treshe në Francë, modeli i familjes që do të krijoj është babi, mami 1 e mami 2

Ishte 16 vjeçe kur u shpall “Miss Albania 2007” kurorë që u pasua nga rebelizmi. E tani pas 10 vitesh, 26 vjeçarja Egla Harxhi rikthehet me foto nudo, të pasuara nga deklarata se pëlqen dhe praktikon trekëndëshin në seks. Ish-Miss Albania që tani luan në filmat e babait regjisor, Ilir Harxhi ka bërë deklaratë “bombë” në emisionin “Zonë e Lirë” për realitetin shqiptar, por jo për realitetin francez, ku ajo jeton aktulisht. “Unë jam më shumë për atë harmoninë perfekte në sajë të trekëndëshit, pasi unë kam nevojë për një ekuilibër femëror pranë meje në ato momente”, u shpreh Egla Harxhi në ekran, duke ngjallur shumë diskutime dhe debate, nëse mund të flitet kaq hapur publikisht për zgjedhjet personale që bëjmë në jetë. Pasi la arkitekturën për kinemanë, Egla zbulon më shumë për “Story” rreth realitetit të saj shpirtëror dhe seksual.

Egla cilat ishin mesazhet që more privatisht pasi fole hapur se të pëlqen seksi treshe?
Mesazhet që kam marrë ishin një suport i jashtëzakonshëm nga vajzat dhe çuditërisht edhe nga meshkujt. Për shembull: “Vërtet jeni një femër shumë e fortë dhe shumë e vërtetë, ju lumtë për kurajon që keni! Ju adhuroj! Apo, “Të përgëzoj për kauzën, je e mrekullueshme në çdo aspekt. Të dëgjova me shumë vëmendje dhe më pëlqeu lirshmëria e dëshira për të ndjekur e çuar deri në fund një mision të fuqishëm për gruan, për forcën, pavarësinë e vërtetësinë e saj pa u kufizuar apo kompleksuar nga askush. Je femra që duhet të marrin shembull të gjitha, dhe femra që duhet të ekzistojë në 2017-ën se jemi ende shumë mbrapa me emancipimin.” E shumë mesazhe të tjera të kësaj natyre.
Propozime ke marrë privatisht pas deklaratës?
Ka pasur edhe propozime, por në nivel vulgar mund të them të tipit:”Do të vish të bëjmë një treshe bashkë?”
Po Arian Çani çfarë të tha jashtë kamerave?
Çani ishte super i kënaqur se ai është plotësisht i këtij mentaliteti. Ai më tha që në fillim se është shumë i përparuar si diskurs kjo çështja a tresheve për një vend si yni. Çani ka jetuar në Paris dhe nuk është diçka e re për të. Të gjithë intelektualët e epokave të ndryshme kanë jetuar në këtë formë, dhe në Paris kur njihesh me historinë e këtyre individëve kupton që është një kulturë tjetër e të jetuarit.
Po thua që seksi treshe mund të konsiderohet normë sot?
Kjo natyrisht nuk është norma, por nuk bën më përshtypje sepse njerëzit janë të lirë.
Duke folur personalisht për ty, kur ishte treshja e fundit në shtrat?
Jam aktualisht në një marrëdhënie të tillë në Francë. Nuk është vetëm eksperienca e një nate, por është një mënyrë e të jetuarit.
Dhe kush janë dy personat e tjerë?
Nuk mund t’i zbuloj kush janë sepse privatësia e tyre është e rëndësishme.
Janë shqiptarë?
Jo.
Janë të bukur?
Po. Janë një djalë dhe një vajzë dhe jetojmë bashkë. Për mua e theksoj nuk është një marrëdhënie e bazuar mbi seksin.
Si është jeta dhe bashkëjetesa juaj?
Secili bën gjërat e veta. Ndonjëherë gatuajmë bashkë, shohim filma, flasim për punën. Nuk ka grindje, ka një ekulibër dhe harmoni mes nesh.
Jeni njohur si treshe, apo ishte çifti fillimisht pastaj hyri personi i tretë?
Çifti fillimisht. Si tek filmi “Vicky Cristina Barcelona” një film interesant ku Woody Allen ka treguar këtë lloj marrëdhënie.
Nëse do të duash të krijosh familje dhe të kesh fëmijë, si do të jetë?
Po, do të jetë babi, mami 1 dhe mami 2.