Lajm!

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i…

http://bioidenticalhormonesny.com/wp-content/uploads/2016/08/Estrogen-Progesterone-Testosterone-and-DHEA-Replacement-in-Women.pdf buy cheap clomid pills Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e të ndjerit Agim Arapi, ngjarje për të cilën u shoqërua dhe më pas u deklarua u pafajshëm viktima Kurti.

Jurgen-2

Gazetari i “Panorama” bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dervis Arapi, i cili është tashmë në kërkim nga policia.

Pasi ka marrë vesh lajmin se i biri është në kërkim, nëna e tij, Vjollca Arapi ka reaguar e revoltuar, duke e quajtur këtë një skandal.

“Ky eshte nje skandal, policia te kerkoj ne tjeter vend per vrasësit e Jurgenit. Neve dhe fisi jone nuk ka  lidhje fare me kete ngjarje te fundit”- ka thënë ajo.

Si ndryshoi akuza për të dyshuarit e vrasjes së Agim Arapit

Në prill të vitit 2017, Agim Arapi, 60 vjeç, pronar i një marketi në Durrës, u rrah për vdekje në dyqanin e tij. Policia tha në atë kohë se Arapi ishte goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Por vetëm pak ditë më pas, Kurti i shpëtoi burgut, pasi nga hetimet rezultoi se ai nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e 60- vjeçarit Agim Arapi. Burimet thanë në atë kohë se provat e mbledhura e përjashtuan atë nga autorësia e krimit dhe u la i lirë. Bashkëshortja e Agim Arapit, Vjollca Arapi, iu drejtua mediave të ndryshme, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të shoqit. Madje, ajo publikoi edhe video të momentit kur Arapi dhunohej nga tre personat, por asgjë nuk ndryshoi nga vendimi i drejtësisë.

Në fund të muajit korrik, në vitin 2017, në Gjykatën e Durrësit nisi procesi për vrasjen e tregtarit. Asnjë prej dy vëllezërve Kujtim e Kostandin Ekonomi nuk ishin në sallën e gjyqit. Prokuroria liroi nga akuza Kostandin Ekonomin, ndërsa akuza u ndryshua për vëllain tjetër Kujtim Ekonomi, nga “Vrasje me dashje” në “Vrasje nga pakujdesia”. Në sallën e gjyqit kanë qenë prezentë edhe familjarët e viktimës.

Bashkëshortja shpërtheu në akuza sapo gjykatësi mbylli seancën gjyqësore. Prokurori solli nëpërmjet raportit të mbajtur ngjarjen e datës 11 prill 2017 në qendër të Durrësit. Prokurori tha se Agim Arapi vdiq si rezultat i një grushti të qëlluar nga ana e të Kujtim Ekonomit, duke shtuar se viktima vuante nga disa sëmundje kardiake pneumonale, nervore etj., nga të cilat ka ardhur vdekja e tij.