Eleni Foureira e djeg fare me bikini, trupi i saj do t’ju lërë pa fjalë!

 

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila përfaqësoi Qipron në Festivalin Europian të Këngës. Ajo është mjaft e famshme, por suksesin më të madh duket se e mori pikërisht në “Eurovizion”, ku arriti të dilte në vendin e dytë. Madje për këtë sukses, Eleni u prit dhe nderua pak ditë më parë nga presidenti i Qipros. Këngëtarja tha se i është mirënjohëse këtij vendi që e besoi atë dhe ajo që bëri që e gjithë Europa të flasë për Qipron, shkruan Panorama Plus. Por së fundmi duket se këngëtarja e hitit “Fuego” ka vendosur që të bëjë disa ditë pushime. Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto, ku shfaqet mjaft seksi me bikini.