Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj dasmë së shpejti, këngëtarja jep lajmin

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj akoma s’e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, edhe pse shpesh herë kanë qarkulluar lajme të ndryshme për ta. Megjithatë, edhe fansat e tyre janë në dijeni për historinë e tyre prandaj pyetja e fundit që iu bë Enit ishte: ‘Do të kemi një dasmë së shpejti?’. Këngëtarja nuk pati përgjigje konkrete por shkroi vargjet e këngës “Sonte kemi dasmë…”, që është kuptuar si një lajm i dhënë nga ajo për veten e saj, shkruan Prive. Nga ana tjetër, Eni zbuloi se projekti i saj i radhës publikohet këtë muaj.