Erald Farruku: Ç’ndodhi me Zaimina Vasjarin në makinën e saj që unë bëra hapjen me skandaloze të emisionit tim

Blogeri i njohur “Mister Durrësi 2016”, Erald Farruku ka nisur emisionin e tij televiziv të modës me titull “Si të vishemi”, ku e ftuara e rradhës ishte Zaimina Vasjari. “Show man”-i 22 vjeçar që e pamë në rubrikën “Marsi apo Venusi” në “E diell” para dy vitesh, pasi u shpall fitues i “Mister Beach of Albania 2016” hapi blogun e tij duke u kthyer në pak kohë një ikonë mode për meshkujt, nga e cila i lindi ideja për të bërë emisionin e tij me këtë tematikë.

Duke intervistuar Zaiminën tashmë me statusin e biznesmenes dhe nënës pasi ka lënë muzikën, Eraldi tregon për “Panorama Plus” prapaskenat e një emisioni ndryshe nga të tjerët. “Zaimina Vasjari ishte në fakt personazhi i parë me të cilën unë kisha planifikuar të startoja emisionin këtë sezon. Por dolën të papritura rrugës dhe na u desh të shtyhej. Pastaj në telefonatën që bëmë bashkë ajo më tha: “Nuk vij se ti nuk vendos më 10-ta në emisionin tënd”, e thën kjo në kuadrin e batutës kuptohet. Duke qenë se duhet theksuar se ishte personazhi i parë që e meritonte realisht një të tillë, sepse e veshi modelen në “Total look” nga koka tek këmbët me një super kombinim shijet e saj padyshim që nuk gabuan.

Erald-Farruku-2

Madje partneres sime Almës i la super përshtypje saqë pasi u përshendetëm ajo konfidencialisht më tha: “Erald kjo është femra e parë shqiptare që unë bie definitivisht në dashuri me të.Nuk prisja të ishte kaq e mirë dhe super e inteligjente”. Më tej ai tregon anën tjetër të Zaiminës. “Ndërkohë që vlen të theksoj se ka qenë intervista ime e parë ku kemi qeshur 20 minuta pa pushim sepse na kishte kapur e qeshura. Dhe aty në atë puntatë unë kam bërë hapjen më skandaloze të çdo puntate në historinë e televizioneve shqiptare, parë kjo në këndvështrimin tim.

Pjesa më funny ishte pastaj teksa u zhvendosem për tek butiku i Zaiminës me Range-n e saj, dhe kemi qeshur gjithë rrugës, situatë të cilën e publikova në adresën time të Instagramit, ku bëri BOOM”, përfundon Eraldi. Në emisionin e tij ai fton personazeht më të njohur të momentit, mes të cilëve bëri përshtypja intervista me Robert Berishën, muzikantin dhe bashkëshortin e Nora Istrefit./Panorama Plus

Erald-Farruku-1