Erald Farruku: Preferencat e mia modeste në dashuri, të më plotësojë shpirtërisht dhe të jetë e varfër në interes material

Çfarë ndodh në botën e modës, si do e përshkruaje realitetin mes njerëzve të bukur që luftojnë për karrierë?

Di të them që konkurrenca është ajo që të rrit profesionalisht, por jo deri në fazën që të futet mes shoqërisë. Të paktën për tregun shqiptar ndryshe nga seksi i kundërt, nuk është se ka një numër të lartë modelësh, ose të paktën dalin shpejt nga tregu përveç pjesës së mentalitetit. Ndaj me të gjithë modelët jemi shokë të mire, madje disa prej tyre i konsideroj edhe miq tashmë, por kjo s’do të thotë që s’i shoh si konkurrentë.
Sapo ke realizuar një set fotosh shumë avangardë. Pse i mbulove sytë në fotot e reja?
Sepse për mua sytë shprehin të gjithë emocionin dhe lexojnë shpirtin në brendësi. Dhe fakti që edhe pse i mohuar ky emocion si “i verbër” pa e ndjekur aparatin dhe dashuruar me të, ishte trupi në bashkëpunim me mendjen që ia dha informacionin. S’dua të shoh reagimin e të tjerëve kur ajo që bëj më bën të ndjehem mirë. Dhe ky është realiteti shqiptar, që nuk jeton dot me idenë që një fytyrë e bukur ka edhe inteligjencë. Madje më saktë, inteligjenca shpesh fshihet në të tillë persona. Aty gjen strehim.
Të ndodh të biesh pre e ngacmimeve nga fansat, dhe në ç’mënyrë të komplimentojnë konkretisht?
“Fansa?”… S’do preferoja t’i quaja të tillë, pasi mendoj se fakti që dikush mund ta admirojë pamjen tënde apo stilin tend, s’e bën atë detyrimisht të jetë fans i yti. Ok. Ka sigurisht edhe nga ato që vetëquhen të tillë, kur më kontaktojnë në rrjetet sociale apo më ndeshin në rrugë. Apo edhe ata të cilët për mua janë mbështetëset/it e mi më të mëdhenj, të cilët janë gjithmonë aty në çdo aktivitet timin (xhirime, sfilata apo shfaqje të ndryshme) për të më suportuar. E përsa u përket komplimentave, janë vërtet nga më të larmishmet, ndër më të fundit dhe tipiket, janë: “a më lejohet të dashurohem” apo… hahah… etj!
Je i dashuruar dhe cilat janë preferencat e tua në lidhje intime?
Dashuria është fjalë e madhe për të qenë i tillë, ndaj mund të pranoj që s’jam i dashuruar, ose të paktën akoma jo. Kjo s’do të thotë që jam kundër njohjeve të reja. Preferencat e mia janë modeste le të themi, të paktën unë mendoj kështu, pasi mjafton që të më plotësojë shpirtërisht dhe të jetë e varfër në interes material, gjë e cila e pengon një përqindje të mirë nga ne të dashurojnë. Pastaj një trup i rregullt dhe një fytyrë që dhuron pozitivitet do e favorizonin personin në fjalë sigurisht.
Pika jote më e fortë si djalë, për çfarë të vlerësojnë në fushën e modës?
Korrektësia, siguria në vetvete dhe bindja për t’i shkuar deri në fund asaj që marr përsipër, pasi njerëzit jo korrektë tregojnë një mungesë të theksuar serioziteti. Pasiguria në vetvete tregon paaftësi dhe tërheqja pas ndaj diçkaje që merr përsipër, tregon mangësi karakteri. E thënë në një fjalë të vetme, pika ime e fortë është vetë karakteri im.
Duket sikur vishesh shtrenjtë dhe me stil. Sa i pasur duhet të jesh që të bësh përshtypje me veshjen?
Me stil jemi okay, por jo gjithmonë shtrenjtë, pasi vërtet gjërat cilësore janë ato që bëjnë diferencën, e rrjedhimisht kanë kosto të larta, por po të shohësh rrotull ka shumë personazhe publike që vishen nga koka tek këmbët me marka, por pa shije ose aspak të kombinuar. Mjafton të kesh gusto dhe të vësh në punë imagjinatën tënde për të bërë përshtypje me veshjen. Në rastin tim kjo zë një përqindje të mirë përsa i përket përditshmërisë sime, pasi e shoh si kartëvizitën që prezanton personalitetin tim.
Ke një model idhull, dhe veshjet e cilit stilist dëshiron t’i ekspozosh?
Mariano Di Vaio është ai që ndjek aktualisht, pasi duke qenë se jam në fazën e parë të krijimit të një blogger-i, ai më ofron shumë në mënyrën e stilit. Sigurisht, frymëzohem edhe nga të tjerë rrotull për të marrë prej tyre ato që përmbushin copëza të personalitetit tim. Sigurisht, kush nuk do të donte të sfilonte për marka si Dolce&Gabanna apo Versace?!Do të ishte një gënjeshtër që ulëriste, nëse do ta mohonte ndonjë model besoj.
Ëndrra jote më e madhe në karrierë?
Të lë gjurmë në historinë e modelingut, sikurse modelingu la në jetën time. Ama, ëndërr kjo!
Ke marrë ndonjë ofertë të shtrenjtë jashtë vendit, dhe kujt mund t’i thuash po?
Më kanë ofruar të bashkëpunoj me agjenci modelingu në vende si Kinë dhe Itali, por faktor pengues kanë qenë studimet e larta. Megjithatë sapo është përfunduar projekti im i parë (si imazh i një kafeje) për tregun australian dhe amerikan, ndaj vitin që vjen them se do të dëgjoni shumë më shumë për emrin tim.

Emri: Erald Farruku
Datëlindja: 06.11.1995
Vendlindja: Manëz/Durrës
Arsimi: Student i vitit të parë, Master shkencor, profili Inxhinieri Energjitike në UPT (Universiteti Politeknik i Tiranës)
Gjatësia: 1.86m
Pesha: 82kg
Sfilatat: Armani 2015
Altin MICI Collection 2015
Macron 2015
Boss-i 2015
Sensa Unico 2016
Bulgarini (ku u vleresova tek Tirana “Fashion Week 2016” si modeli më i mirë
Contobene 2016