Erion Zeqiraj romancë dhe puthje të zjarrta me Miss Tanzaninë në afterparty-n e “Miss Universe”

Shqipëria u përfaqësua me Lindita Idrizin, që u kurorëzua “Miss Fotozhenia” në “Miss Universe”, spektaklin e bukurisë që u zhvillua këtë fillimvit në Manila të Filipineve. 20 vjeçarja nga Elbasani, e cila është duke studiuar Shkenca Sociale në Universitetin “AAB” të Prishtinës shoqërohej nga stafi organizator shqiptar, kryesuar nga producenti i njohur Eduard Deda, ndërkohë që pjesë e përfaqësisë ishte dhe lojtari i famshëm i “Big Brother 3” dhe moderatori televiziv, Erion Zeqiraj. Ky event bukurie i përmasave botërore përkoi me ditëlindjen e moderatorit televiziv, i cili e ka festuar në mënyrë më unike të mundshme 32 vjetorin. Sharmi dhe shtalartësia ka bërë ish-Miss Tanzaninë, Nelly Kamwelu të bjerë menjëherë brenda në dashuri me Erionin, duke iu dorëzuar totalisht ndërsa shkëmbyen puthje të nxehta në mbrëmjen e after party-t të “Miss Universe”. Të pranishmit e kanë fotografuar 25 vjeçaren duke bërë skena romantike me Zeqirajn, fakt që dëshmon se ai është “single” dhe lajmi i martesës i shpërndarë nga mediat për ditëlindjen e tij nuk ishte aspak i vërtetë. Fotot e Erionit me Miss Tanzaninë u morën nga një album me audiencë të kufizuar në një nga profilet e miqve të afërt të Erionit. Miss-i me baba nga Tanzania dhe nënë ruse është ndër më të bukurat që kanë marrë pjesë ndër vite në spektakln e “Miss Universe”. Po kush është Nelly Kamwelu? Ajo është modele që ka fituar “Miss Tanzania” dhe “Miss Southern Africa International”, ndërsa ka përfaqësuar vendin e saj në “Miss Universe 2011” në Brazil, në “Miss
International 2011” në Kinë, në “Miss Earth 2011” në Manila, Filipine, dhe në “Miss Turizmi” në Kinë. Ajo është e vetmja mbretëreshë bukurie e vendit të saj, që ka konkurruar në katër gara të mëdha bukurie në botë, ndërkohë që ka marrë pjesë si figurante e klipeve të muzikantëve të Tanzanisë para pjesëmarrjes në “Miss Universe”. Nuk dihet se si do të shkojë marrëdhënia e saj pas asaj nate “hot” me Erion Zeqiraj, i cili jeton në Tiranë.