Eros Grezda flet për karrierën e re

11 nëntori do të jetë i paharrueshëm për Eros Grezdën, që shënoi jo vetëm golin e parë me fanellën e Glasgow Rangert. Ai gjithashtu e mbylli ndeshjen me Motherëell të fituar me rezultatin 7-1, me një dygolësh, duke u shpallur lojtari i ndeshjes, brenda në “Hampden Park”.

Në një lidhje për “Zona Gol”, Grezda foli për emocionet e kësaj mbrëmjeje. “Është një ndjesi komplet ndryshe, sepse kur luajmë në shtëpi janë 50 mijë shikues, dhe kur shënon është e papërshkrueshme. U ndjeva shumë mirë, dhe pas shënova golin e parë u lirova dhe tani fitova dhe besimin e tifozëve që është më e rëndësishmja”, tha ai.

Pas sfidës me Motherëell, Grezdën e pret grumbullimi me Kombëtaren me dy sfidat ndaj Skocisë dhe Uells, me sulmuesin që në formë të mirë fizike pas një dëmtimi të gjatë uron që të gjejë rrjetën dhe ndaj skocezëve. “Do vij në kombëtare dhe kam marrë minuta nga grumbullimi i fundit. Ndihem mirë fizikisht dhe nuk është e thjeshtë pas një dëmtimi të gjatë. Gjërat kanë ndryshuar pak dhe po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen”, tha sulmuesi.

Grezda në fund zbuloi dhe një batutë me portierin e skuadrës, Mcgregor, të cilit pas ndeshjes i premtoi se do t’i shënojë dhe me kombëtaren, shkruan SuperSport. “Gjithë javës i kam thënë do të të shënoj dhe uroj që ta bëj diçka të tillë dhe në ndeshjen me Skocinë”, deklaroi Grezda.