Ervini, Don Zhuani i “Big Brother” i jep fund beqarisë, dalin fotot e martesës me gruan shtatzënë

Ervin Sinjari është konsideruar shpesh si një Don Zhuan falë lidhjeve të shumta që ka bërë publike nëpërmjet postimeve të tij në rrjetet sociale. E para ishte ajo me fituesen e “Big Brother Albania 4” Ermela Mezuraj. Sipas “Who”, pas ndarjes me të, Sinjari vazhdoi një seri lidhjesh të tjera, por ajo që tërheq vëmendjen tek ai është stili i “shfrenuar” i jetesës. Ish-lojtari i “BB” është zhvendosur për të jetuar jashtë Shqipërisë, dhe duket se më në fund ka gjetur dashurinë e jetës së tij. Nëpërmjet disa postimeve në “Instagram” ai ka treguar se ka bërë një hap shumë të madh dhe po martohet me bukuroshen brune e quajtur Eri. Ceremonia duket të jetë e thjeshtë dhe ajo që bie në sy është edhe barku i rrumbullakosur i partneres së tij, e cila është në pritje të ëmbël. /Story.al/